Artikull
Parashikimi i motit për 13 gusht 2026
Moti do të jetë i paqëndrueshëm, do të freskohet dhe në disa zona do të ketë reshje
Mërkurë 12 Gusht 2026 19:15
Mërkurë, 12 Gusht 2026, 19:15
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 20°C, ndërsa në Sofje priten rreth 17°C. Gjatë ditës, nga verilindja do të depërtojë ajër relativisht më i freskët.
Mbi vend do të zhvillohet vranësirë, ndërsa mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe zonat malore vranësirat do të jenë më të dendura. Në shumë vende të rajoneve jugperëndimore, në Ultësirën e Trakisë së Sipërme dhe në male priten reshje të shkurtra, herë pas here intensive, të shoqëruara me bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Reshje me bubullima priten gjithashtu në disa zona të Bullgarisë Lindore dhe në rajonet qendrore veriore. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, ndërsa në Bullgarinë Juglindore përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale rreth orës 14:00 do të jenë ndërmjet 26 dhe 31°C, ndërsa në disa zona jugperëndimore mund të arrijnë deri në 35°C. Në kryeqytet priten rreth 29°C.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Nga veriu do të depërtojë ajër më i freskët me erë mesatare dhe përkohësisht të fortë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 28°C. Temperatura e ujit të detit është rreth 25-27°C. Dallgëzimi i detit do të jetë i konsiderueshëm, 3-4 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona, kryesisht në malin Stara Pllanina dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të ketë reshje të shkurtra por intensive dhe stuhi me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veri-verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 metra rreth 16°C.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por mbi Bullgarinë Lindore dhe zonat malore do të zhvillohen vranësira. Në disa vende priten reshje të shkurtra dhe bubullima. Era verilindore do të vazhdojë të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa temperaturat ditore do të pësojnë një ulje të mëtejshme të lehtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva