EKONOMI

Artikull

Paga mesatare mujore në vend vazhdon të rritet

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 15:11

Paga mesatare mujore në vend vazhdon të rritet

FOTO: Instituti Kombëtar i Statistikave

Madhësia e shkronjave

Paga mesatare mujore në Bullgari ishte 1444 euro në tremujorin e dytë të vitit 2026. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026, ajo është rritur me 2,6% (nga 1407 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, në tremujorin e dytë të vitit 2025, paga mesatare është rritur me 9,8%. Rritja më e madhe është regjistruar në:

  • industrinë nxjerrëse, me 24%;
  • bujqësi, me 19,5%;
  • aktivitetet e tjera, me 15,7%.

Sektorët ekonomikë me pagën mesatare mujore më të lartë për të punësuarit janë:

  • “Krijimi dhe shpërndarja e informacionit dhe produkteve krijuese; telekomunikacionet”3079 euro;
  • “Veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve”2140 euro;
  • “Energjia”2036 euro.

Pagat më të ulëta janë regjistruar në:

  • “Hoteleri dhe restorante”918 euro;
  • “Bujqësia, pylltari dhe peshkim”1031 euro;
  • “Aktivitetet e tjera”1053 euro.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva