EKONOMI

Artikull

Bullgaria kërkon më shumë investime dhe partneritete teknologjike me Zvicrën

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 15:23

Velisllava Petrova dhe Pier Hagman

Velisllava Petrova dhe Pier Hagman

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Zvicra po kërkojnë mundësi për të rritur investimet zvicerane dhe për të forcuar bashkëpunimin në teknologjitë e avancuara, inteligjencën artificiale dhe mjekësinë moderne. Këtë e diskutuan ministrja bullgare e punëve të jashtme, Velisllava Petrova, dhe ambasadori i Zvicrës në Bullgari, Pier Hagman, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. Si shembull të suksesshëm bashkëpunimi u përmend INSAIT, Instituti Bullgar për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë. Instituti është krijuar në bashkëpunim me dy institucione të njohura zvicerane: ETH në Cyrih dhe EPFL në Lozanë. Petrova dhe Hagman diskutuan gjithashtu për Programin Bullgaro-Zviceran të Bashkëpunimit, i cili përfshin 11 programe në fusha të ndryshme, si shëndetësia, arsimi, migracioni dhe siguria, si dhe mbrojtja e mjedisit dhe klima. Petrova tha se qeveria bullgare do të punojë për përshpejtimin e zbatimit të këtyre projekteve.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova