Artikull
Një person humbi jetën, një tjetër u plagos rëndë pranë Nesebërit
Mërkurë 12 Gusht 2026 16:03
Mërkurë, 12 Gusht 2026, 16:03
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një burrë humbi jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion, pas rrëzimit të një motodeltaplani në det, mes Ravdës dhe Nesebërit, sot para mesditës. Sipas raportimeve, ndaj fluturimeve me këtë mjet janë bërë dhjetëra denoncime. I fundit ishte nga koncesionari i plazhit një javë më parë. Arsyeja ishte se mjeti fluturues nuk ishte i regjistruar dhe kryente fluturime në mënyrë të paligjshme, raporton korrespondentja Daniella Kostadinova.
Aksidenti ndodhi në det të hapur, më shumë se 1 kilometër larg bregut. Motodeltaplani ishte nisur nga një mol që ndodhet jashtë zonës së plazhit të dhënë me koncesion. Aktiviteti funksiononte praktikisht në mënyrë të paligjshme. Sipas pushuesve, burri i plagosur rëndë ishte instruktori, ndërsa personi që humbi jetën ishte turist.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova