FOLKLOR

Artikull

Fshati Oreshak pret Panairin tradicional të Zejeve

Enjte, 13 Gusht 2026, 07:14

Fshati Oreshak pret Panairin tradicional të Zejeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Panairi tradicional i Zejeve në fshatin Oreshak, pranë qytetit Trojan, do të zhvillohet nga 13 deri më 16 gusht. Në të do të marrin pjesë mjeshtër të zejeve dhe tregtarë nga e gjithë Bullgaria, njofton Agjencia Bullgare e Telegrafëve (BTA). Vizitorët do të mund të shijojnë tri zona kryesore: „Rruga e Zejeve“, zonën e tregtimit dhe zonën e argëtimit për fëmijë.

Panairi i zejeve në Oreshak është ndër aktivitetet më të mëdha të këtij lloji në Bullgarinë Veriore. Fillimet e tij lidhen me gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të, kur mjeshtër nga e gjithë Bullgaria ekspozonin punimet e tyre pranë mureve të Manastirit të Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses” gjatë festës së tij që bie më 15 gusht, kujtojnë organizatorët.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova