POLITIKË

Artikull

Qeveria synon një Bullgari moderne dhe të përparuar teknologjikisht

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 17:34

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi Programin për qeverisjen e Republikës së Bullgarisë për periudhën e viteve 2026–2030. Dokumenti bazohet në programin e „Bullgarisë Progresive“, me fokus te forcimi i shtetit dhe sundimi i ligjit. Vizioni i qeverisë është që Bullgaria të zhvillohet si një „shtet evropian modern, social, i sigurt dhe i përparuar teknologjikisht, me institucione të qëndrueshme, ekonomi konkurruese dhe perspektivë afatgjatë zhvillimi, që garanton mirëqenien e qytetarëve të saj, mbron interesin kombëtar dhe ruan Bullgarinë si një shtet kombëtar të fortë, të qëndrueshëm dhe të begatë për brezat e ardhshëm“, njofton Agjencia Bullgare e Telegrafëve (BTA).


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova