EKONOMI

Artikull

Punësimi i grave në Bullgari është mbi mesataren e BE-së

Mërkurë, 12 Gusht 2026, 17:57

Punësimi i grave në Bullgari është mbi mesataren e BE-së

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Punësimi i grave në Bullgari gjatë vitit 2025, në grupmoshën 20–64 vjeç, ishte 73,2%, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian ishte 71,4%. Kjo bëhet e ditur në Raportin për barazinë mes grave dhe burrave, të miratuar nga qeveria. Megjithatë, diferenca me burrat mbetet: punësimi te burrat ishte 80,6%, ose 7,4 pikë përqindjeje më i lartë se te gratë.

Të ardhurat mesatare mbi të cilat paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore arritën në 1854,22 leva në vitin 2025. Për burrat ato ishin 1901,58 leva, ose 5,4% më shumë se për gratë.

Është shënuar një ulje e lehtë e diferencës mes pensioneve për burrat (1101,97 leva) dhe gratë (809,54 leva), për personat që kanë dalë në pension në bazë të viteve të punës dhe moshës.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova