Artikull
Londra zgjat licencën për “Lukoil” Bulgarinë nën regjimin e sanksioneve
Enjte 13 Gusht 2026 08:54
Enjte, 13 Gusht 2026, 08:54
FOTO: lukoil.bg
Madhësia e shkronjave
Licenca që lejon kryerjen e veprimeve tregtare me kompanitë e grupit “Lukoil” në Bullgari është zgjatur. Zyra për Zbatimin e Sanksioneve Financiare pranë Ministrisë së Financave të Mbretërisë së Bashkuar e zgjati afatin deri më 29 tetor 2026. Kështu, pala britanike vazhdon të lejojë kryerjen e veprimeve tregtare me “Lukoil Bulgaria”, “Lukoil Neftohim Burgas”, “Lukoil Aviation Bulgaria” dhe “Lukoil Bunker Bulgaria”.
Zgjatja deri më 29 tetor të këtij viti është bërë me kërkesë të palës bullgare, me qëllim që afati të përkojë me atë të licencës së dhënë nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi Ministria bullgare e Ekonomisë.
“Lukoil” është pronare e rafinerisë në Burgas dhe e një rrjeti prej rreth 500 pikash karburanti. Kompania është vendosur nën sanksione për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Vendimi u lejon këtyre kompanive të vazhdojnë veprimtarinë e tyre, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova