Artikull
Ndërpritet lëvizja e tragetit mes qyteteve Këllërash dhe Silistra
Enjte 13 Gusht 2026 10:06
Enjte, 13 Gusht 2026, 10:06
FOTO: spikaferry.com
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikat kufitare dhe vendkalimet kufitare të Bullgarisë është normal, njoftoi Policia Kufitare.
Lidhjet me traget që shërbejnë në vendkalimet kufitare Orjahovo–Beket dhe Svishtov–Zimniç u ndërprenë përkohësisht për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub. Edhe trageti që lidh Këllërashin me Silistrën ndërpreu punën, pasi një makineri që po punonte për thellimin e lumit, në mënyrë që platforma e tragetit të mund të ankorohej, ka ngecur. Po punohet për nxjerrjen e makinerisë së bllokuar.
Tuneli "Vitinja"
FOTO: BTA, arkiv
Organizimi i qarkullimit në tunelin “Vitinja” të autostradës “Hemus” do të ndryshojë për shkak të pastrimit të tabelave rrugore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Nga ora 21:00 e 13 gushtit deri në orën 01:00 të 14 gushtit, punimet do të kryhen në tubin në drejtim të Varnës dhe do të kufizohet hyrja në korsinë e emergjencës. Trafiku do të kalojë në korsinë e lëvizjes dhe në korsinë e parakalimit, me kufizim të shpejtësisë në 60 km/orë. Më pas, nga ora 01:00 deri në 06:00 të 14 gushtit, do të pastrohen tabelat në tubin në drejtim të Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #qarkullim rrugor
- #ankorim
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #korsi
- #Policia Kufitare
- #qarkullim kufitar
- #lëvizja
- #pikë kufitare
- #trafik
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #qarkullimi i automjeteve
- #niveli i ulët i lumit Danub
- #lëvizja e automjeteve
- #lëvizja rrugore
- #traget
- #vendkalimet kufitare
- #shpjetësi
- #kufizim i shpejtësisë