Artikull
Kërkohet krijimi i një klase zero për nxënësit që nuk zotërojnë gjuhën bullgare
Enjte 13 Gusht 2026 12:38
Enjte, 13 Gusht 2026, 12:38
Ivo Hristov
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Deri në fund të vitit 2027 duhet të krijohet një klasë zero për nxënësit që nuk e zotërojnë gjuhën bullgare. Këtë e deklaroi për BNT zëvendëskryeministri Ivo Hristov. “Rezulton se rreth 40% e fëmijëve që aktualisht nisin klasën e parë nuk e zotërojnë mirë gjuhën bullgare, gjë që vështirëson të gjithë procesin e tyre të mëtejshëm arsimor”, komentoi Hristov.
Ministria e Arsimit propozon krijimin e një sistemi të unifikuar kombëtar për vlerësimin dhe ndjekjen e zhvillimit të fëmijëve në arsimin parashkollor. Propozimi është pjesë e projektit për përditësimin e Rregullores për Arsimin Parashkollor, i cili është publikuar për diskutim publik, raportoi BTA. Qëllimi është që vështirësitë në zhvillimin e gjuhës të zbulohen dhe të ndiqen që në kopsht, si dhe të ketë informacion objektiv për gatishmërinë e fëmijëve për shkollë para se të fillojnë klasën e parë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova