Artikull
Dhoma e sektorit “Fruta dhe perime”: 300 000 ferma familjare më pak në 20 vjet
Enjte 13 Gusht 2026 16:32
Enjte, 13 Gusht 2026, 16:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Prodhimi bullgar i frutave
dhe perimeve përballet me rrezikun e një tkurrjeje të vazhdueshme për shkak të
problemeve me ujitjen, importet dhe mungesën e kontrollit të mjaftueshëm mbi
produktet bujqësore të importuara. Këtë e deklaroi më 13 gusht 2026 kryetari i
Dhomës së sektorit “Fruta dhe perime”, Cvetan Cekov, në një intervistë për Nova
News.
Sipas tij, gjatë 20 viteve të fundit sektori ka humbur më shumë se 300 000 ferma familjare, ndërsa jo më shumë se 10% e prodhuesve të frutave dhe perimeve disponojnë kushtet e nevojshme për ujitje. Ai theksoi se shkaku kryesor i kësaj situate është shkatërrimi i infrastrukturës së ujitjes në vend gjatë viteve 1990. Të rinjtë nuk janë të gatshëm të punojnë në bujqësi në kushte kaq të vështira, duke përfshirë sfidat klimatike, tregjet e kufizuara dhe mungesën e një politike të përshtatshme për sektorin, tha eksperti. Sipas Cekovit, e vetmja mundësi për mbijetesën dhe zhvillimin e prodhimit bullgar është bashkëpunimi në forma kooperative, që do t'u mundësonte fermerëve të bashkojnë burimet, të përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe të sigurojnë një pozicion më të fortë në treg.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella
Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva