Artikull
Kampionati Evropian i zbritjes me biçikleta malore hapet në malin Vitosha
Premte 14 Gusht 2026 05:46
Premte, 14 Gusht 2026, 05:46
FOTO: Bashkia e Kryeqytetit
Madhësia e shkronjave
Të premten, të shtunën dhe të dielën, Sofja dhe mali Vitosha do të jenë mikpritës të ngjarjes më të madhe dhe më spektakolare të sporteve ekstreme në Bullgari për këtë vit, duke mbledhur mbi 300 çiklistët më të mirë të mountain bike-ut nga 26 vende. Këtë e njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA.
Kampionati Evropian i çiklizmit malor në disiplinën e zbritjes (downhill) do të hapet të premten në orën 14:30, në zonën e finishit të pistës “Vitoshko Llale”.
Fillimi zyrtar i aktivitetit do të jepet në praninë e nënkryetarit të Bashkisë së Sofjes, Georgi Klisurski.
Organizatorët theksojnë se në vendin e ceremonisë mund të arrihet me makinë përmes rrugës drejt strehës malore “Aleko”, duke ndjekur një degëzim të sinjalizuar me tabelë majtas, disa kilometra përpara strehës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva