Artikull
Qeveria pret ulje të çmimeve të karburanteve në muajt e ardhshëm
Enjte 13 Gusht 2026 17:16
Enjte, 13 Gusht 2026, 17:16
FOTO: Ministria e Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë.
Madhësia e shkronjave
Në muajt e ardhshëm pritet një ulje e çmimeve të karburanteve në Bullgari, si dhe një normalizim i tregut të karburanteve. Këtë e deklaruan gjatë një konference për shtyp në rafinerinë e naftës në Burgas Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Aleksandër Pulev dhe administratori i posaçëm tregtar i “Lukoil” në Bullgari, Evgeni Simeonov, njofton BNR Horizont.
Ata theksuan se është shmangur një krizë serioze energjetike falë zgjatjes nga autoritetet britanike të licencës për veprimtarinë e kompanive të grupit “Lukoil” në Bullgari.
Evgeni Simeonov sqaroi se nafta e përpunuar në Bullgari blihet nga kompani të mëdha ndërkombëtare dhe hodhi poshtë spekulimet se furnizimet vijnë nga subjekte të sanksionuara.
Ai siguroi se furnizimet me naftë janë kontraktuar deri në fund të shtatorit, ndërsa aktualisht po zhvillohen negociata për furnizimet e muajit tetor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva