SHOQËRI

Artikull

15 gushti është Dita e Varnës

Shtunë, 15 Gusht 2026, 08:00

15 gushti është Dita e Varnës

FOTO: visit.varna.bg

Madhësia e shkronjave

Me një program të pasur, që ndërthur shpirtëroren, traditat, muzikën dhe ngjarjet festive, kryeqyteti ynë bregdetar kremton festën e tij. Dita festive nis me një liturgji solemne në katedralen “Fjetja e Hyjlindëses”. Në sheshin “Shën Kirilli dhe Metodij” është parashikuar një ceremoni ushtarake me ngritjen e flamujve.

Në mbrëmje, programi festiv vazhdon në Teatrin Veror me një koncert festiv dhe një ceremoni zyrtare, gjatë së cilës kryetari i Bashkisë së Varnës do t’u japë titullin “Qytetar Nderi i Varnës” personaliteteve të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit bregdetar.

Panteoni në Kopshtin e Detit

Panteoni në Kopshtin e Detit

FOTO: visit.varna.bg

Festa zhvendoset edhe në zonën e Panteonit në Kopshtin e Detit, ku publiku mund të shijojë një koncert me pjesëmarrjen e artistëve të njohur bullgarë dhe të huaj.

Dara

Dara

FOTO: BGNES

Kulmin e mbrëmjes do ta shënojë pjesëmarrja e këngëtares nga Varna DARA – fitueses së sivjetshme të konkursit “Eurovision”. Ajo do të ngjitet në skenë menjëherë pas fishekzjarreve tradicionale festive me rastin e Ditës së Varnës, të cilat do të ndriçojnë qiellin saktësisht në orën 23:00.

Të gjitha koncertet janë me hyrje të lirë, ndërsa ftesa vjen nga Bashkia e Varnës.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski