Artikull
“Oborri i trëndafilave” – simbol miqësor mes Kazanllëkut dhe Dimitrovgradit
Dielë 16 Gusht 2026 08:00
Dielë, 16 Gusht 2026, 08:00
FOTO: Bashkia Kazanllëk
Madhësia e shkronjave
Në qytetin grek Dimitoka, në Trakinë Perëndimore, u hap zyrtarisht një hapësirë e veçantë publike e quajtur “Oborri i trëndafilave”. Ajo është simbol i miqësisë dhe partneritetit mes bashkive të binjakëzuara të Kazanllëkut dhe Dimitokës.
FOTO: kazanlak.bg
Trëndafili është emblema e qytetit të Kazanllëkut, i cili njihet si pjesë e Luginës së Trëndafilave të Bullgarisë. Gjatë ceremonisë në qytetin grek, përfaqësues të të dyja bashkive mbollën në mënyrë simbolike një trëndafil, i cili do të rritet edhe në Dimitokë si shenjë e lidhjeve të qëndrueshme, bëhet e ditur nga administrata. Lidhjet mes dy qyteteve përfshijnë edhe shkëmbimin kulturor. Përfaqësues dhe ansamble folklorike nga Dimitoka marrin pjesë rregullisht në veprimtari në Kazanllëk, ndër të cilat është edhe Festa e Trëndafilit, e cila u zhvillua në gjysmën e dytë të majit në Bullgari.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski