Artikull
Pikat dhe kalimet kufitare funksionojnë sipas regjimit të zakonshëm veror
Premte 14 Gusht 2026 09:16
Premte, 14 Gusht 2026, 09:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në pikat dhe kalimet kufitare bullgare është normal, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Ka nisur një riparim urgjent i rrugës ndërkombëtare I-7 pranë pikës kufitare “Lesovo”. Do të riparohen segmentet më të dëmtuara të itinerarit, i cili është një nga arteriet rrugore më të ngarkuara në rajon dhe siguron lidhjen midis autostradës “Trakia” dhe kufirit me Turqinë. Qëllimi është përmirësimi i shtresës rrugore dhe rritja e sigurisë në qarkullim para sezonit të dimrit, njoftoi Administrata Rajonale e Jambolit.
Për të rritur sigurinë dhe për të lehtësuar udhëtimin, më 14 gusht, në orët e pasdites, do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve të rëndë mbi 12 tonë në autostradat “Trakia”, “Struma” dhe në Grykën e Kresnës, nga ora 16:00 deri në 20:00, në drejtim të Burgasit dhe Kullata.
Të dielën, më 16 gusht, kufizimi do të zbatohet sërish nga ora 16:00 deri në 20:00 për kamionët e rëndë që udhëtojnë në drejtim të Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva