Artikull
Sofja është ndër qytetet evropiane më të favorshme për turizëm fundjave
Premte 14 Gusht 2026 11:11
Premte, 14 Gusht 2026, 11:11
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Sofja renditet e gjashta ndër qytetet më të përballueshme në Evropë për një pushim të shkurtër, ndërsa shpenzimet për dy persona mbeten dukshëm më të ulëta se në shumë destinacione të tjera evropiane. Kryeqyteti bullgar është i vetmi destinacion jashtë Polonisë në gjashtëshen e parë, sipas një studimi të ri që krahason çmimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit në 100 qytete evropiane, raportoi BGNES.
Studimi është realizuar nga ofruesi
i kartave virtuale Getsby dhe bazohet në të dhëna nga faqja turistike
budgetyourtrip.com.
FOTO: BGNES
Analiza krahason shpenzimet e zakonshme ditore për akomodim, ushqim dhe transport lokal për dy persona që udhëtojnë me një buxhet mesatar. Biletat e avionit nuk janë përfshirë, pasi çmimet e tyre ndryshojnë ndjeshëm.
Kështu, Sofja renditet në vendin e 6-të, pas gjashtë qyteteve polake, duke lënë pas Zagrebin, Malmö-në, Budapestin dhe Varshavën. Shpenzimet mesatare për një turist në Sofje është rreth 77,25 euro në ditë. Në vendin e parë është Vroclavi (Wrocław), me shpenzime ditore prej rreth 41 eurosh për person.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
- Sofja renditet në vendin e dytë në një klasifikim për pushime të shkurtra
- Rrugët historike të Sofjes
- Sofja thyen rekordet në turizëm – çfarë i tërheq të huajt në kryeqytetin tonë?
- “Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës
- Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore
- Sofja është ndër kryeqytetet më të preferuara në Evropë për turizmin e fundjavës
- Fotografi Ivan Shishiev: Koha është detaji më i vështirë për t'u paraqitur në një fotografi
- Harallampi Taçev – artisti që e bëri Sofjen një kryeqytet të bukur
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva