LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti mbetet me temperatura të këndshme për muajin gusht

Premte, 14 Gusht 2026, 19:17

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Për Sofjen pritet një temperaturë minimale prej 13°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave, por mundësia për reshje mbetet e vogël. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në Bullgarinë Juglindore erë verilindore deri e fortë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25-26°C në rajonet verilindore deri në 32°C në pjesët më jugperëndimore të vendit. Në kryeqytet priten rreth 27°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Vetëm në bregdetin jugor ka mundësi për reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë bregdetit jugor përkohësisht e fortë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25-26°C, afërsisht sa edhe temperatura e ujit të detit. Dallgëzimi i detit mbetet i trazuar, me forcë 3-4 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira rreth dhe pas mesditës, por pa reshje të pritshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja, e cila gradualisht do të dobësohet gjatë ditës. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 21°C, ndërsa në 2000 metra rreth 13°C.

Të dielën, temperaturat ditore do të shënojnë një rritje të lehtë dhe moti do të mbetet pa reshje.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva