Artikull
Ekonomia bullgare rritet me 2,7% në tremujorin e dytë
Premte 14 Gusht 2026 12:58
Premte, 14 Gusht 2026, 12:58
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Prodhimi i Brendshëm Bruto
(PBB) i Bullgarisë shënoi një rritje vjetore prej 2,7% në tremujorin e dytë të
vitit 2026, sipas vlerësimeve të shpejta të Institutit Kombëtar të
Statistikave. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ekonomia u zgjerua me
0,6%. Në terma nominalë, PBB-ja për periudhën prill-qershor arriti në mbi
2,929.6 milionë euro. Nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike mbeten konsumi i
fortë i brendshëm dhe shtimi i investimeve.
Konsumi final u rrit me
7,6% në bazë vjetore dhe me 1,6% krahasuar me tremujorin paraprak. Ai vazhdon
të zërë pjesën më të madhe në strukturën e PBB-së, me 81,9%, ose mbi 24,3
miliardë euro.
Bilanci i tregtisë së
jashtme të vendit mbetet negativ. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë me
2,8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa importet u
rritën me 6,9%.
Papunësia në Bullgari u ul me 0,1 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe aktualisht është 3,5%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva