LAJME

Artikull

Vetëm 20% e shoferëve në vend nuk përdorin telefonin gjatë drejtimit

Premte, 14 Gusht 2026, 17:56

Vetëm 20% e shoferëve në vend nuk përdorin telefonin gjatë drejtimit

FOTO: Instituti për Sigurinë Rrugore

Madhësia e shkronjave

Gati 80% e drejtuesve të mjeteve në vend përdorin pajisje celulare ndërsa janë në lëvizje. Këtë e tregon një sondazh i Institutit për Sigurinë Rrugore, i prezantuar nga kryetari i institutit, Bogdan Millçev, për televizionin Nova. Sipas ekspertëve, sa më shpesh që një sjellje e tillë të mbetet pa pasoja, aq më shumë rritet mundësia që drejtuesit e mjeteve ta përsërisin atë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, që nga fillimi i vitit janë konstatuar rreth 6 000 shkelës që kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit. Megjithatë, numri real është shumë më i madh, thotë Millçev.

“Një drejtues mjeti që drejton automjetin dhe përdor telefonin celular në mënyrë të papërshtatshme, padyshim që rrit rrezikun për aksidente rrugore”, theksoi për median inspektori policor i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Ivo Bikov.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova