EKONOMI

Artikull

Gati 67% e të punësuarve në vend punojnë në sektorin e shërbimeve

Premte, 14 Gusht 2026, 18:11

Gati 67% e të punësuarve në vend punojnë në sektorin e shërbimeve

FOTO: Pexels

Madhësia e shkronjave

Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15–64 vjeç në vend u ul me 0,5 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe arriti në 70,5%. Në sektorin e shërbimeve punojnë 1 951,6 mijë persona, ose 66,9% e të punësuarve; në industri – 816,2 mijë (28,0%), ndërsa në bujqësi, pylltari dhe peshkim – 150,0 mijë (5,1%), tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI), të publikuara sot.

60,9% e të papunëve gjatë periudhës janë burra, ndërsa 52,2% kanë arsim të mesëm. Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 12,4 mijë, ose 11,5%, kërkojnë punë për herë të parë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova