Shtunë 15 Gusht 2026 04:08
Shtunë, 15 Gusht 2026, 04:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 15 gusht 2026, fshati Gorni Lom, në bashkinë Çuprene, rajoni Vidin, do të kthehet sërish në kryeqytetin e boronicës së egër. Vizitorët do të gjejnë jo vetëm ëmbëlsira dhe produkte të shijshme me boronica, por edhe gatime tradicionale, muzikë folklorike, punëtori për fëmijë dhe shumë argëtim për të vegjlit dhe të rriturit, njofton Bashkia Çuprene në Facebook.
Programi i festivalit do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa nga ora 20:00 do të vijojë mbrëmja festive me orkestër dhe shumë valle.
FOTO: BNR
Malësia Çuprene është një zonë me natyrë të pastër, e pasur me bimë të rralla mjekësore dhe fruta të egra të pyllit, përfshirë edhe boronicat.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova