SPORT

Artikull

6 medalje për Bullgarinë, titull botëror për Stilijana Nikollovën në Frankfurt

Hënë, 17 Gusht 2026, 08:26

6 medalje për Bullgarinë, titull botëror për Stilijana Nikollovën në Frankfurt

FOTO: facebook.com/BGRGfederation

Madhësia e shkronjave

Gjimnastet bullgare fituan gjashtë medalje në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Frankfurt, duke grumbulluar më shumë medalje se çdo ekip tjetër. 

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e argjendtë në garën e shumëgarëshit individual dhe në finalen me shirit. Ajo u ngjit në majën e podiumit mes tetë më të mirave në kombinimin me birila dhe siguroi kuotën e parë për Bullgarinë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në vitin 2028.

Ansambli ynë, i përbërë nga Rejçëll Stojanova, Margarita Vasileva, Magdalina Minevska, Magdalena Vëllkova, Raja Bozhillova dhe Emilija Obretenova, përfundoi në vendin e gjashtë në shumëgarësh, por në finalet e të dy kombinimeve të tyre, me pesë topa dhe me tre rrethe e dy palë birila, fitoi medaljet e bronzta. 

Të gjitha gjimnastet tona fituan gjithashtu edhe një medalje të argjendtë në garën ekipore.

Presidentja Ilijana Jotova i përgëzoi “vajzat tona magjike”, të cilat edhe një herë i dhanë vendit arsye për krenari. “Ju falënderojmë për talentin, punën e palodhur dhe forcën me të cilën ngritët flamurin bullgar në majën e botës”, deklaroi ajo. Presidentja theksoi se, pas 25 vitesh, Bullgaria ka sërish një kampione bote në garën individuale, “në personin e jashtëzakonshëm të Stilijana Nikollovës, një vajzë e brishtë me vullnet të jashtëzakonshëm për fitore dhe shpirt luftarak”.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva