Artikull
Parashikimi i motit për 18 gusht 2026
Temperaturat mbeten rreth dhe mbi 30 gradë
Hënë 17 Gusht 2026 19:20
Hënë, 17 Gusht 2026, 19:20
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët, me erë të dobët nga juglindja.
Ditën e martë, nga perëndimi drejt
lindjes, do të zhvillohet vranësirë, ndërsa në disa zona të Bullgarisë
Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me
bubullima. Fenomenet do të jenë më intensive në rajonin e Rilla-Rodopeve. Do të
ketë edhe kushte për breshër. Në shumicën e zonave era do të drejtohet nga
veriperëndimi dhe do të jetë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit dhe pjesën
perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Sipërme do të jetë e fortë, duke sjellë
depërtimin e një mase ajri relativisht më të freskët. Temperaturat maksimale do
të lëvizin ndërmjet 31° dhe 36°, pak më të ulëta në Bullgarinë Veriperëndimore,
ndërsa në rajonin e Sofjes rreth 29°.
Në
bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite
do të zhvillohet vranësirë, por pa reshje. Era do të fryjë nga juglindja, e
dobët deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 28° dhe 30°,
ndërsa temperatura e ujit të detit 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3
ballë.
Në zonat malore do të zhvillohet vranësirë, ndërsa në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Fenomenet më intensive priten në rajonin e Rilla-Rodopeve. Do të ketë kushte edhe për breshër. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët më të larta dhe të ekspozuara do të jetë e fortë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 23°, ndërsa në 2000 metra rreth 16°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva