Artikull
Muzeu në qytetin Ruse kërkon vullnetarë për kërkimin e artefakteve
Rënia e nivelit të Danubit nxjerr në pah gjurmë të reja
Hënë 17 Gusht 2026 15:29
Hënë, 17 Gusht 2026, 15:29
FOTO: Muzeu Historik Rajonal i Rusesë
Madhësia e shkronjave
Muzeu Historik Rajonal i Rusesë kërkon vullnetarë për të inspektuar shtratin e lumit në disa zona të Danubit, pasi këto ditë niveli i ujit ka rënë ndjeshëm. Aksioni organizohet pas sinjalizimeve për gjetje të reja në zonën ku, në fund të korrikut, u zbuluan mbetje mamuti.
Aksioni do të zhvillohet më 21 gusht 2026, ndërsa pika e grumbullimit është pranë restorantit “Takimi i peshkatarëve”, në fshatin Rjahovo, në orën 8:00. Ai do të drejtohet nga kuratori i muzeut në Departamentin e Natyrës, Krasimir Kirov. Vullnetarët duhet të kenë me vete ujë dhe këpucë të përshtatshme (çizme të larta ushtarake, çizme gome ose të tjera). Të miturit duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur.
Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në aksion mund ta shprehin interesimin e tyre në numrin e telefonit 082/ 825 002.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova