Artikull
Pirin Gallov me medalje argjendi në ultramaratonën malore “Tiçino” në Zvicër
Hënë 17 Gusht 2026 16:13
Hënë, 17 Gusht 2026, 16:13
Pirin Gallov
FOTO: Terra de Gigantes
Madhësia e shkronjave
Pirin Gallov fitoi medaljen e argjendtë në një prej ultramaratonave malore më rraskapitëse në botë, “Tiçino” në Zvicër, njoftoi BNR “Horizont”.
Bullgari u nis në orën 9:00 sipas kohës lokale, më 8 gusht, dhe arriti të përshkojë itinerarin prej 500 kilometrash, me një ngjitje të përgjithshme prej 40 000 metrash, për më pak se tetë ditë. Koha e tij e saktë ishte 181 orë e 33 minuta. Ai e përfundoi garën vonë të shtunën, nën duartrokitjet e publikut, i gëzuar dhe madje duke bërë një kërcim të vogël nën harkun e finishit.
I pari u rendit përfaqësuesi i vendit pritës.
Pirin Gallov, 52 vjeç, është fitues i disa garave ndërkombëtare në distanca jashtëzakonisht të gjata malore dhe është i njohur në rrethet e vrapuesve për qëndrueshmërinë e tij.
Lexoni më shumë për maratonistin Pirin Gallov në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova