SPORT

Artikull

Qyteti Ruse pret vozitësit e Regatës Ndërkombëtare të Danubit

Hënë, 17 Gusht 2026, 17:42

Qyteti Ruse pret vozitësit e Regatës Ndërkombëtare të Danubit

FOTO: Facebook / Bashkia e qytetit Ruse

Madhësia e shkronjave

Qyteti Ruse do të jetë sërish mikpritës i regatës më të madhe turistike të kanotazhit në Evropë dhe në botë. Pjesëmarrësit e edicionit të 69-të të Regatës Ndërkombëtare Turistike të Danubit do të mbërrijnë më 18 gusht, të martën, në bregun pranë klubit të jahteve “Port Ruse”. Këtë e bëri të ditur Bashkia e Rusesë në Facebook. Pritet të mbërrijnë rreth 100 varka nga tetë shtete – Gjermania, Britania e Madhe, Kroacia, Çekia, Zvicra, Holanda, Austria dhe Bullgaria. Pjesëmarrësit bullgarë janë rreth 80. Vozitësit do të priten zyrtarisht në orën 19:00 nga përfaqësues të Bashkisë së qytetit Ruse dhe të Shoqatës Turistike “Prista”.

Qyteti Ruse pret vozitësit e Regatës Ndërkombëtare të Danubit

FOTO: Facebook / Bashkia e qytetit Ruse

Regata nisi më 20 qershor nga qyteti gjerman Ingolstadt, pranë burimit të lumit, dhe përshkoi pjesët gjermane, austriake, sllovake, hungareze, kroate dhe serbe. Pjesëmarrësit përshkojnë më shumë se 2500 kilometra përgjatë Danubit, nga Ingolstadt deri në Sulina, ku lumi derdhet në Detin e Zi.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova