EKONOMI

Artikull

Katër tregues do të përcaktojnë rritjen e pagës minimale

Martë, 18 Gusht 2026, 08:58

Katër tregues do të përcaktojnë rritjen e pagës minimale

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Qeveria dhe partnerët socialë kanë arritur marrëveshje për një mekanizëm të përcaktimit të pagës minimale në vend, njoftoi zyra e shtypit e qeverisë.

Ndryshimet në katër tregues me peshë të barabartë do të përcaktojnë se sa mund të rritet paga minimale. Këta tregues janë: indeksi i çmimeve të shportës së vogël të konsumit, paga bruto mediane, paga bruto mesatare, si dhe vlera e shtuar bruto për një të punësuar gjatë 10 viteve të fundit.

Kufiri i poshtëm i pagës do të jetë paga minimale e vitit të kaluar, ndërsa kufiri i sipërm do të përcaktohet nga vlera mesatare e ponderuar e katër treguesve për të njëjtën periudhë.

Punëdhënësit dhe sindikatat do të kenë afat deri më 15 maj për të negociuar nivelin e pagës minimale, ndërsa deri më 31 maj do të përgatisin një raport, mbi bazën e të cilit Këshilli i Ministrave do të përcaktojë shumën përfundimtare të pagës minimale për vitin pasardhës.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva