LAJME

Artikull

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

Martë, 18 Gusht 2026, 09:15

Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat e kalimit kufitar “Kapitan Andreevo” me Turqinë dhe “Kallotina” me Serbinë është i rënduar si për automjetet e mallrave, ashtu edhe për automjetet e pasagjerëve, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare.

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tridhjetë e një persona janë plagosur në 28 aksidente të rënda rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në Sofje janë regjistruar tre aksidente të rënda dhe 19 aksidente të lehta, me tre persona të lënduar. Që nga fillimi i muajit, në incidentet rrugore kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa 500 të tjerë janë plagosur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 116 zjarre, por nuk ka të lënduar, njoftojnë nga Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Ekipet zjarrfikëse kanë reaguar ndaj 151 sinjaleve për incidente. Janë kryer 27 operacione shpëtimi dhe ndihmëse, prej të cilave tre kanë qenë të lidhura me aksidente automobilistike.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva