SPORT

Artikull

Kampionët botërorë Topallov dhe Kasparov do të përballen në një format të ri

Martë, 18 Gusht 2026, 11:07

Kampionët botërorë Topallov dhe Kasparov do të përballen në një format të ri

FOTO: Chessbase

Madhësia e shkronjave

Dy kampionë botërorë të shahut do të hapin një kapitull të ri të rivalitetit të tyre legjendar. Bullgari Veselin Topalov dhe Gari Kasparov, i lindur në Baku, do të marrin pjesë në një ndeshje demonstrative në qytetin amerikan të Saint Louis. Takimi do të nisë më 11 shtator dhe gjatë tri ditëve të ardhshme të dy do të zhvillojnë dymbëdhjetë parti në formatin Chess960, i njohur edhe si “Shahu i Fischerit”, sipas krijuesit të tij Bobby Fischer.

Në këtë variant të shahut klasik, renditja e figurave në rreshtin e parë përcaktohet në mënyrë rastësore, me qëllim që të eliminohet avantazhi i hapjeve të mësuara përmendësh dhe loja të mbështetet në mendimin krijues që nga lëvizja e parë. Mjeshtrit e mëdhenj do të luajnë katër parti në ditë: dy në shah të shpejtë (25 minuta + 10 sekonda shtesë për çdo lëvizje) dhe dy në blitz (5 minuta + 2 sekonda për çdo lëvizje).

Partia e fundit në të cilën Gari Kasparov mori pjesë në vitin 2005 ishte në turneun e Linaresit, pikërisht kundër shahistit bullgar. Atëherë Veselin Topallov e mposhti kundërshtarin e tij. Në vitin 2018, të dy u përballën sërish në një ndeshje demonstrative në Saint Louis dhe edhe atëherë fitues ishte bullgari.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva