Artikull
Parashikimi i motit për 19 gusht 2026
Sërish mot i nxehtë me temperatura maksimale deri në 36 gradë
Martë 18 Gusht 2026 19:15
Martë, 18 Gusht 2026, 19:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë 24 orëve të ardhshme, për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik
dhe zhvendosjes së tij drejt lindjes, do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe
në disa zona të jugut dhe verilindjes do të ketë reshje shiu. Më vonë gjatë
ditës, vranësirat mbi pothuajse të gjithë vendin do të shpërndahen dhe moti do
të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi
dhe veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°, pak
më të ulëta përgjatë bregdetit, ndërsa në Sofje rreth 31°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë më shumë vranësira gjatë paradites, ndërsa
pasdite moti do të jetë me diell. Në disa vende të izoluara, kryesisht përgjatë
bregdetit jugor, priten reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e dobët deri
mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°, ndërsa
temperatura e ujit të detit 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore do të ketë më shumë vranësira para mesditës, ndërsa pasdite kryesisht mbi rajonin Rilla-Rodope. Në disa vende priten reshje shiu, kryesisht në Rodopet, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi, e cila gradualisht do të dobësohet gjatë ditës në zonat më të ulëta. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 25°, ndërsa në 2000 metra rreth 18°.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva