Artikull
Pamporovo pret Festivalin e Vrapimit Malor, nga 19 deri më 23 gusht
Mërkurë 19 Gusht 2026 07:58
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 07:58
FOTO: Persenk Ultra
Madhësia e shkronjave
Resorti malor Pamporovo, në malin Rodopa, do të presë nga 19 deri më 23 gusht festivalin e vrapimit malor Persenk Ultra, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Programi sportiv përfshin pesë gara në distanca të ndryshme, ndërsa paralelisht me garat do të zhvillohet edhe Pamporovo Summer Fest, me koncerte, shfaqje teatrale, aktivitete për fëmijë dhe ngjarje të tjera.
Garat do të zhvillohen në distanca prej 20, 25, 50, 80 dhe 100 kilometrash, nëpër zona të ndryshme të malit Rodopa. Gara e parë do të nisë më 21 gusht me Pamporovo Sky Race, në distancën 25 kilometra. Po atë ditë do të zhvillohet edhe një garë për fëmijë, e ndarë në dy grupmosha: 6–9 vjeç dhe 10–13 vjeç.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova