SPORT

Artikull

Andrijan Popllavov është nënkampion bote në MMA për djemtë deri në 12 vjeç

Martë, 18 Gusht 2026, 16:11

Andrijan Popllavov është nënkampion bote në MMA për djemtë deri në 12 vjeç

FOTO: Shoqata „Federata Bullgare e MMA-së“

Madhësia e shkronjave

Andrijan Popllavov u shpall nënkampion bote në MMA për djemtë deri në 12 vjeç, në kategorinë deri në 27 kg. Përfaqësuesi i kombëtares bullgare arriti katër fitore bindëse ndaj sportistëve nga Qiproja, Arabia Saudite, Anglia dhe Uellsi, duke siguruar kështu vendin në finalen për titullin botëror.

Në finale, Andrijani u mposht me pikë nga Mohamed Shajhan, përfaqësuesi i ekipit vendas, dhe fitoi medaljen e argjendtë. Lajmin e bëri të ditur Federata Bullgare e MMA-së në Facebook.

Ky është medalja e dytë e Andrijan Popllavovit në një kampionat të madh ndërkombëtar gjatë vitit 2026. Në shkurt, ai fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Beograd.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova