Artikull
Zjarret në rajonin e kryeqytetit serb, Beograd, shkaktuan tymnajë në Sofje
Martë 18 Gusht 2026 17:16
Martë, 18 Gusht 2026, 17:16
Komisioneri i Përgjithshëm Aleksandër Xhartov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zjarret në zonën e kryeqytetit serb, Beograd, shkaktuan tymnajë në Sofje dhe në disa bashki të tjera në Bullgarinë Perëndimore. Këtë ia bëri të ditur gazetarit të BNR-së, Nikolaj Hristov, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Komisioneri i Përgjithshëm Aleksandër Xhartov. Sqarimi erdhi pas një sërë sinjalizimesh nga qytetarët. Tymnajë e dendur është vërejtur edhe në Kostinbrod, njoftoi administrata e bashkisë, e cila u bëri thirrje qytetarëve të mbyllin dritaret dhe dyert.
Reja e tymit u soll nga era mbi Fushën e Sofjes.
Deri tani nuk ka të dhëna për zjarre aktive pranë kufirit shtetëror të Bullgarisë dhe nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për popullsinë. Drejtoria e Përgjithshme „Siguria nga Zjarret dhe Mbrojtja e Popullsisë“ njoftoi se po e monitoron situatën.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova