Mërkurë 19 Gusht 2026 08:43
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 08:43
Canko Cankov
FOTO: Facebook/ Canko Cankov
Madhësia e shkronjave
Notari më i mirë bullgar në notimin në ujëra të hapura dhe të akullta, Canko Cankov, po përgatitet për sfidën e radhës, pas muajsh stërvitjeje intensive – për të përshkuar me not La Manshin, nga Anglia drejt Francës. Nisja do të bëhet në zonën e Doverit, ndërsa përfundimi do të jetë në bregdetin francez. Distanca në vijë të drejtë është pak më shumë se 34 kilometra, por distanca që do të përshkojë realisht mund të jetë shumë më e madhe për shkak të rrymave të forta detare. Temperatura e ujit aktualisht është rreth 20°C. Pas kësaj sfide qëndron një përgatitje e madhe dhe intensive.
Vetëm gjatë 90 ditëve të fundit, Cankov ka përshkuar 1300 kilometra në stërvitje në ujërat e Detit të Zi. Në Angli, notari dhe ekipi i tij do të presin një „dritare“ të përshtatshme për nisjen, në periudhën 19–26 gusht – momentin kur kushtet atmosferike dhe rrymat do t'i mundësojnë bullgarit të përballet me një nga sfidat më emblematike të notit në botë.
La Manshi është pjesë e serisë prestigjioze “Ocean's Seven”, në të cilën Canko ka përfunduar tashmë me sukses pesë sfida.
Lexoni më shumë për notarin bullgar në arkivin tonë:
- Notari i maratonës Canko Cankov nominohet për "Burri i Vitit" nga WOWSA
- Canko Cankov notoi mbi 36 km në ujërat e ftohta të Oqeanit Paqësor
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova