Artikull
Grafite buzë detit: Ftohen të rinjtë të transformojnë një mur në Burgas
Martë 18 Gusht 2026 18:53
Martë, 18 Gusht 2026, 18:53
FOTO: Bashkia e qytetit Burgas
Madhësia e shkronjave
Të rinjtë mund të marrin pjesë në krijimin e një kompozimi të përbashkët grafiti në Burgas. Nismën e ndërmorën vullnetarë të Qendrës Ndërkombëtare të Rinisë, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas në faqen e saj. Aktiviteti do të zhvillohet më 19 gusht, nga ora 17:00, në Kopshtin e Detit, pranë Urës së Detit.
Ideja është që muri që ndan plazhin nga shëtitorja buzë detit të pikturohet me grafite, si një formë e artit bashkëkohor urban. Aktualisht, blloqet e betonit nuk kanë pamje të mirë estetike, ndërsa çdo ditë pranë tyre kalojnë qindra banorë të Burgasit dhe vizitorë të qytetit.
Në krye të nismës do të jetë Pllamen Radiev, një emër i njohur i grafitit, autor i një sërë projektesh në vend dhe jashtë tij. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 3 orë. Të interesuarit mund të paraqiten në vend në orarin e caktuar. Rekomandohet që të veshin rroba të përshtatshme për punë me spërkatës grafiti.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova