LAJME

Artikull

Trafik i dendur në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

Mërkurë, 19 Gusht 2026, 10:17

Trafik i dendur në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafik i dendur është regjistruar në pikat e kontrollit kufitar “Kapitan Andreevo” me Turqinë dhe “Kallotina” me Serbinë, njofton Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kufitare”. Në të gjitha pikat kufitare në kufirin me Rumaninë, qarkullimi është normal. Për shkak të nivelit të ulët të Danubit, për një periudhë të pacaktuar është ndërprerë qarkullimi i tragetit në linjën Svishtov–Zimniç. Në kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, qarkullimi është normal në të gjitha pikat kufitare.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova