Artikull
Rumen Radev: Shumë më pak zjarre të shkaktuara me dashje këtë verë
Mërkurë 19 Gusht 2026 13:42
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 13:42
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë pas shumë vitesh, kemi pesë helikopterë dhe ekipet e tyre janë në gatishmëri për shuarjen e zjarreve, si dhe një avion “Spartan”, i cili do të përdoret në rast se nevojiten ndërhyrje të tjera. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev në fillim të mbledhjes së qeverisë. Ai shtoi se këtë vit numri i zjarreve të shkaktuara me dashje ose nga pakujdesia është shumë më i ulët. Sipas tij, kjo tregon se shoqëria po ndërgjegjësohet gjithnjë e më shumë për përgjegjësinë që ka për të mbrojtur natyrën dhe pronën. “Pavarësisht temperaturave rekord dhe thatësirës së zgjatur, deri tani në Bullgari nuk ka pasur zjarre shkatërruese”, theksoi Radev.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria do të miratojë një vendim për krijimin e një Këshilli Ndërinstitucional Koordinues për ndërtimin e Spitalit Kombëtar të Fëmijëve. Qëllimi është të përshpejtohet ndjeshëm një projekt që prej vitesh ka mbetur pas. Në fund të korrikut, Radev deklaroi se spitali është një prioritet kombëtar dhe se do të ndërtohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova