Mërkurë 19 Gusht 2026 19:19
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 19:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës do të jetë kryesisht kthjellët. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i qetë, ndërsa në Bullgarinë Verilindore të do të fryjë erë e lehtë nga jugu.
Të enjten do të jetë me diell dhe me vapë. Në orët e mëngjesit, në zonat më lindore do të ketë vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në zonat lindore erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 33° deri në 38°, pak më të ulëta përgjatë bregdetit të detit, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 34°.
Në zonat malore do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira të pakta lokale mbi malin Rodopa. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja, ndërsa në zonat më të larta dhe të ekspozuara do të fryjë erë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 28°, ndërsa në 2000 metra rreth 21°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të ulëta dhe shikueshmëria do të jetë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa pasdite erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°–30°, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 24°–25°. Deti do të jetë me dallgëzim 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova