Enjte 20 Gusht 2026 05:12
Enjte, 20 Gusht 2026, 05:12
FOTO: Lëvizja "Mobiliteti"
Madhësia e shkronjave
Më 20 gusht, lëvizja qytetare “Mobiliteti” organizon në Sofje një marshim nate me pishtarë dhe drita të personave me aftësi të kufizuara, me moton: “Errësirë për indiferencën, dritë për të drejtat tona!”
Pjesëmarrësit do të mblidhen para Bashkisë së Kryeqytetit në orën 21:00, do të kalojnë nëpër rrugën “G. S. Rakovski” dhe do ta përfundojnë marshimin para Parlamentit.
Ndër problemet që theksojnë organizatorët janë aksesueshmëria e pjesshme e mjedisit urban dhe e infrastrukturës, transporti publik ende i pamjaftueshëm për personat me aftësi të kufizuara, mungesa e taksive të përshtatura, si dhe mundësitë e kufizuara për jetë të pavarur.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva