Artikull
Nis përgatitja për zgjedhjet presidenciale në Bullgari
Mërkurë 19 Gusht 2026 17:40
Mërkurë, 19 Gusht 2026, 17:40
Presidenca e Republikës së Bullgarisë
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi një vendim për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e Republikës së Bullgarisë, të cilat do të mbahen më 25 tetor 2026.
Ministri i Inovacionit do të marrë përsipër përgatitjen organizative dhe teknike të zgjedhjeve. Ministri i Punëve të Brendshme do të organizojë zbatimin e veprimtarive që janë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike do të koordinojë aktivitetet për hartimin dhe publikimin e listave zgjedhore. Ministri i Punëve të Jashtme do të organizojë përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve jashtë vendit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva