EKONOMI

Artikull

Deri në 180 milionë euro do të investohen në kompani inovative bullgare

Mërkurë, 19 Gusht 2026, 18:16

Deri në 180 milionë euro do të investohen në kompani inovative bullgare

FOTO: Dhoma Ekonomike Bullgare

Madhësia e shkronjave

Deri në 180 milionë euro do të investohen në kompani inovative bullgare dhe në ndërmarrje të vogla e të mesme përmes nismës evropiane JEREMIE. Kjo do të bëhet e mundur pas ratifikimit nga Kuvendi Popullor të marrëveshjeve të ndryshuara ndërmjet Bullgarisë dhe Fondit Evropian të Investimeve për zbatimin e këtij instrumenti financiar.

Mjetet do të drejtohen drejt fondeve për rritje, transferim teknologjie, teknologji të avancuara (Deep Tech), nismës "Tri Detet", si dhe drejt ndërmarrjeve që veprojnë në sektorin e mbrojtjes dhe në teknologjitë me përdorim të dyfishtë, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Qeveria e konsideron JEREMIE-n si një nga instrumentet financiare më të suksesshme për mbështetjen e biznesit në Bullgari. Që nga fillimi i tij në vitin 2009, përmes këtij programi janë mobilizuar 349 milionë euro për investime në ndërmarrje, ndërsa më vonë mbi 200 milionë euro janë riinvestuar në instrumente të reja financiare.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva