Artikull
Trafik i dendur në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kallotina”
Enjte 20 Gusht 2026 09:54
Enjte, 20 Gusht 2026, 09:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i ngarkuar në PKK “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, në drejtimin e daljes për automjetet e mallrave, si dhe në PKK “Kallotina” në kufirin me Serbinë, në drejtimin e daljes për automjetet e lehta, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Qarkullimi është normal në kufijtë me Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit, zjarrfikësit kanë shuar 146 zjarre. Ata kanë reaguar ndaj gjithsej 195 sinjaleve për incidente me zjarr. Tre persona janë lënduar, bëjnë të ditur nga Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë”.
Njëzet e pesë zjarre kanë shkaktuar dëme materiale. Janë kryer 35 operacione shpëtimi dhe ndihmëse, prej të cilave gjashtë lidhur me aksidente të mjeteve të transportit.
Për më shumë se 30 orë, zjarrfikësit dhe vullnetarët luftuan me zjarrin në zonën mes fshatrave Tllaçene dhe Gabare, ku janë shkatërruar rreth 8 mijë dynymë sipërfaqe me pyje dhe bar të thatë. Në operacion u përfshi edhe një helikopter ushtarak “Cougar” nga baza ajrore “Krumovo”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva