KULTURË

Artikull

Romani bullgar “Fizika e trishtimit” mes 10 kryeveprave të shekullit XXI

Enjte, 20 Gusht 2026, 12:16

Romani bullgar “Fizika e trishtimit” mes 10 kryeveprave të shekullit XXI

FOTO: Shkolla bullgare "Sllovo" në Oksford

Madhësia e shkronjave

Romani “Fizika e trishtimit” i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov është përfshirë në mesin e “10 kryeveprave letrare” të këtij shekulli që, sipas autorit të renditjes, duhen lexuar patjetër.

Klasifikimi, i hartuar nga shkrimtari italian Vanni Santoni, është botuar në edicionin italian “Corriere Fiorentino”. Në artikullin e tij “Dieci capolavori per noi” (“Dhjetë kryevepra për ne”), Santoni e quan “Fizika e trishtimit” një “mrekulli të vogël ekuilibrash eterikë në stilin e Borgesit”.

Artikulli kujton gjithashtu se Georgi Gospodinov ka fituar çmimin italian letrar “Premio Strega Europeo” për romanin “Kohëstrehim”i cili fitoi çmimin Booker në vitin 2023.

Georgi Gospodinov me çmimin "Booker"

Georgi Gospodinov me çmimin "Booker"

FOTO: BNR

Në këtë renditje italiane janë përfshirë edhe vepra të tjera të njohura, si: “Librat e Jakobit” nga Olga Tokarczuk, “Tango satanike” nga László Krasznahorkai, trilogjia “Verbues” nga Mircea Cărtărescu, “Samuraji i fundit” nga Helen DeWitt, si dhe vepra të tjera të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore.

Ju kujtojmë se vepra të Georgi Gospodinovit janë përkthyer në gjuhën shqipe nga Janka Selimi

dhe Milena Selimi.


Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva