LAJME

Artikull

Portal në ndihmë të bullgarëve që duan të kthehen në atdhe

Enjte, 20 Gusht 2026, 15:24

Portal në ndihmë të bullgarëve që duan të kthehen në atdhe

FOTO: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit

Madhësia e shkronjave

Zhvillimi i një portali elektronik informativ për bullgarët në mbarë botën, të cilët zgjedhin të kthehen në atdhe, ishte tema kryesore e bisedës mes Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Hristo Dikanski dhe drejtoreshës së Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Rajna Manxhukova.

Portali do të mbledhë në një vend informacion praktik dhe të dobishëm për arsimin, shëndetësinë, shërbimet administrative dhe zhvillimin profesional në Bullgari. “Ai do të vendosë në qendër zërin e bullgarëve në mbarë botën dhe do të ofrojë zgjidhje praktike, informacione të rëndësishme dhe mbështetje për bashkatdhetarët tanë që zgjedhin të kthehen në Bullgari”, deklaroi Rajna Manxhukova.

Nga ana e tij, Hristo Dikanski mbështeti idenë për organizimin e një takimi të madh me titull “Krijuesit bullgarë në mërgim”, një nismë që këtë vit nuk arriti të realizohej për shkak të mungesës së një buxheti të miratuar.

Portal në ndihmë të bullgarëve që duan të kthehen në atdhe

FOTO: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit

Gjatë bisedës u prezantua gjithashtu procedura për vërtetimin e origjinës bullgare të shtetasve të huaj që aplikojnë për qëndrim në Bullgari, si dhe prioriteti strategjik i Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit për krijimin e një modeli më të drejtë të aksesit në arsimin e lartë në vend për fëmijët dhe të rinjtë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva