POLITIKË

Artikull

Rutte i siguroi Radevin: NATO është gati të mbrojë çdo vend anëtar

Enjte, 20 Gusht 2026, 15:53

Mark Rutte

Mark Rutte

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rumen Radev zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, ata diskutuan situatën e sigurisë në Evropë, me fokus te rreziku i mundshëm i veprimeve agresive nga Irani, sipas raportimeve të mediave të huaja. Mark Rutte konfirmoi personalisht mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e forcave dhe mjeteve mbrojtëse të NATO-s në rajon për t’iu përgjigjur dhe neutralizuar çdo kërcënim ndaj vendeve anëtare të Aleancës. Sipas njoftimit për shtyp, gatishmëria për të ofruar një mbrojtje të besueshme është dëshmuar edhe së fundmi, kur raketat balistike të drejtuara drejt Turqisë u ndaluan me sukses.Çdo sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s do të konsiderohet qartësisht si sulm ndaj të gjithë Aleancës, duke sjellë aktivizimin e të gjitha masave të parashikuara nga Traktati i Atlantikut të Veriut.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova