LAJME

Artikull

35 migrantë nga Afganistani u ndaluan në malin Stranxha

Enjte, 20 Gusht 2026, 16:49

35 migrantë nga Afganistani u ndaluan në malin Stranxha

FOTO: mvr.bg

Madhësia e shkronjave

Policia Kufitare ndaloi në malin Stranxha një furgon me migrantë që ndodheshin ilegalisht në vend. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, kur një patrullë e policisë kufitare nga Mallko Tërnovo ndaloi për kontroll një furgon të drejtuar nga një 22-vjeçar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, policët kufitarë gjetën në automjet 35 burra që kishin hyrë ilegalisht në vend dhe nuk kishin dokumente identifikimi. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas afganë, njofton Ministria e Brendshme.

Shoferi u ndalua dhe ndaj tij u nis një procedurë e përshpejtuar. Edhe migrantët u ndaluan. Hetimet për rastin vazhdojnë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova