SPORT

Artikull

Bullgaria në çerekfinale të Kampionatit Evropian të badmintonit

Enjte, 20 Gusht 2026, 17:07

Bullgaria në çerekfinale të Kampionatit Evropian të badmintonit

FOTO: facebook.com/BadmintonBulgaria

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mori fitoren e tretë radhazi dhe u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian të ekipeve në badminton për të rinj dhe të reja deri në moshën 19 vjeç, që po zhvillohet në Tatabanja të Hungarisë. Federata Bullgare e Badmintonit e njoftoi lajmin në faqen e saj në Facebook. Sportistët bullgarë, të drejtuar nga trajnerët Ivan Rusev dhe Ilijan Krëstev, mposhtën Poloninë me rezultatin 2:1 dhe siguruan vendin e parë në Grupin A2.

Në dy ndeshjet e para, bullgarët mposhtën Portugalinë dhe Finlandën me nga 2:0.

Shorti për çerekfinalet do të hidhet më vonë gjatë ditës së sotme.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova