FOLKLOR

Artikull

Këngët e Ljubka Rondovës do të tingëllojnë në katër qytete bregdetare bullgare

Premte, 21 Gusht 2026, 05:12

Ljubka Rondova

Ljubka Rondova

FOTO: facebook.com/ArtCentreNestiya

Madhësia e shkronjave

Një seri koncertesh kushtuar këngëtares së madhe bullgare të muzikës popullore, LjubkaRondova, do të zhvillohen përgjatë bregdetit jugor të Detit të Zi me rastin e 90-vjetorit të lindjes së saj. Organizator është Qendra Bullgare e Artit dhe Folklorit “Nestia”, e cila ka bashkëpunuar për vite me Rondovën dhe ka organizuar koncertet e saj në Bullgari dhe jashtë vendit.

Rondova lindi në vitin 1936 në fshatin Shestevo, në Maqedoninë e Egjeut, Greqi. Ajo ishte një nga mijëra fëmijët që u shpëtuan përmes emigrimit gjatë Luftës Civile në Greqi, në vitin 1948. Në vitet 60-të të shekullit të XX-të, familja e saj u vendos në Bullgari. Ajo ka qenë soliste e Ansamblit “Goce Dellçev” në Sofje. Ka realizuar qindra regjistrime për Radion Kombëtare Bullgare dhe Televizionin Kombëtar Bullgar, si dhe disa albume solo. U nda nga jeta në vitin 2016 në Sofje.

Koncerti i parë do të mbahet më 21 gusht 2026, para godinës së bashkisë në Sveti Vllas. Më 22 gusht do të vijojë koncerti në skenën e hapur “Artium” në Nesebër, ndërsa më 23 gusht në sheshin qendror të Pomories. Koncerti përmbyllës do të mbahet më 24 gusht në skenën e parkut në Ahelloj, pikërisht në ditën kur mbushen 90 vjet nga lindja e këngëtares.

Të gjitha koncertet do të fillojnë në orën 19:00. Në program do të marrin pjesë këngëtarë, muzikantë dhe ansamble vallëzimi nga Bullgaria dhe vende të tjera.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova