Lajm
Trafik i rënduar në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Kalotina”
Premte 21 Gusht 2026 10:09
Premte, 21 Gusht 2026, 10:09
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Trafik i rënduar u regjistrua në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, në kufirin me Turqinë, në hyrje të vendit për automjetet e vogla, si dhe në pikën kufitare “Kallotina”, në kufirin me Serbinë, në dalje të vendit për automjetet e vogla, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kufitare. Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit u shuan 154 zjarre, pa viktima apo të lënduar, njofton Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë nga Zjarret dhe Mbrojtjen e Popullsisë. Ekipet zjarrfikëse reaguan ndaj 190 sinjalizimeve për incidente. U realizuan 29 operacione shpëtimi dhe ndërhyrje për dhënien e ndihmës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova